Qëllimi i programit të studimeve për Bachelor në Shkencat Politike dhe Administrimin Publik është t'u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri themelore teorike dhe praktike në çështje politike, administrative dhe ligjore; të ndjekin zhvillimet në fushën e administrimit publik dhe t'i vlerësojnë ato; dhe të fitojnë aftësinë për të propozuar zgjidhje për çështjet publike.